Home KRYESORE Selami: Basha të tërheqë ministrat teknikë, pse duhet të rrinë në qeveri?

Selami: Basha të tërheqë ministrat teknikë, pse duhet të rrinë në qeveri?

Eduard Selami i ka kërkuar Lulzim Bashës të tërheqë ministrat teknikë. Ai e quajti të pakuptimtë qëndrimin e tyre në qeveri dhe u tha demokratëve të Gjirokastrës se demokratët nuk duan një koalicion me PS, duke lënë të kuptohet se Basha po e çon partinë drejt një marrëveshje bashkëqëeverisjeje me Ramën.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri?! Duke u distancuar që tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte një nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ia kam thënë dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS. Unë këtë linjë kam, ju mund të më votoni kundër, është e drejta juaj, por unë i kësaj linje jam. Nëse ne duam të vijmë në pushtet duhet ta fillojmë opozitën që tani. Shqiptarët na kanë votuar në opozitë. Nëse ne do të vazhdojmë të luajmë me dy porta, shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonjë tjetër, unë mendoj se humbja jonë do vazhdojë të thellohet edhe me shumë”, tha Selami ne fushate zgjedhore per kreun e PD

Share: