Në përballjen e dytë më biznesmenin Ylvi Beqja, i akuzuari për gjobëvënie dhe për drejtimin e bandës në rrugën e Kavajës, Emiljano Shullazi ka shpërthyer në kërcënime.
Pasi Ylvi Beqja ka vazhduar me rrëfimin e tij për gjobëvënien në sallën e gjyqit, Shullazi i ka bërë një premtim: “Hotel Vollgën nuk do ta gëzojë asnjeri”!
Në seancë Ylvi Beqja përfundoi dëshminë e tij duke shpjeguar se nuk e kishte bërë më parë denoncimin, sepse kishte frikë për jetën e tij.
Beqja është përballur me të gjithë anëtarët e bandës që ndodheshin në kafazin e të pandehurve. Në seancën e kalua rai ka dhënë një dëshmi të gjatë për marrëdhënien me Shullazin, ndihmën për të marrë Hotel Vollgën dhe më pas prishjen e marrëveshjes mes të dyve./lapsi.al