Nga prof. Dr. Lisen Bashkurti
Keto dite Kryeministrja e Serbise, Ana Brnabiq, vazhduese e politikes se Presidentit Vucic u deklarua per here te pare haptazi se kerkon ‘nje lloj autonomie per Veriun e Kosoves’.
Nje deklarate e tille nuk eshte as me shume dhe as me pak berje publike e atij qellimi politik te doktrines se Milloshevicit per ‘perfshirjen e gjithe serbeve brenda Shtetit Serb’.
Per kete qellim Milloshevici nisi luften kunder Kroacise nepermjet pakices Serbe te Kninit; shpertheu masakren ne Bosnie nepermjet Serbeve te Republikes Serbska; synoi pastrimin etnik te Kosoves dhe kolonizimin e saj me Serbe nga pjese te tjera te ish-Jugosllavise.
Po per te njejtat qellime Serbia aktualisht bllokon B&H nepermjet Republikes Serbska; ka krijuar institucione paralele bllokuese ne Veriun e Kosoves; po insiston per krijimin e adociacionit enklavizues serb ne tere territorin e Kosoves; si dhe po perdor, shperdor dhe abuzon listen serbska ne ne nivelet me te larta politike dhe shteterore te Kosoves.
Nje synim i tille i Serbise deshmon qartesisht se asgje substanciale nuk ka ndryshuar ne doktrinen politike nacionaliste te saj. Gjithashtu, ky synim zbulon se Serbia eshte ‘de facto’ shume larg vlerave dhe parimeve Europiane. Keto te fundit Serbia deshiron t’i perdore pragmatikisht si koperture per realizimin e strategjise se saj ‘gjithe serbet ne nje Serbi’.
Ne ndihme te realizimit te kesaj strategjie nacionalizmit Serb i vjen ne ndihme edhe doktrina gjeopolitike e Rusise se sotme ne drejtim te Ballkanit.
Ne ndihme te qellimeve strategjike Serbe, Rusia e Putinit po bllokon njohjen nderkombetare te Kosoves, po insiston ne asociacionin e komunave me shumice serbe ne Kosove dhe, sipas burimeve kosovare po instalon intrumenta gjithnje e me shume konspirativ ne Kosove.
Jo per koincidence, por per sinkron gjeopolitik te perbashket deklarata e kryeministres Serbe per ‘nje lloj autonomie te Veriut te Kosoves’ behet paralelisht me deklaraten per ‘asociacionin e komunave me shumice serbe’ te zevendes Ministrit te Jashtem te Rusise.
Duket qe diplomacia Serbo-Ruse ka bere taktikisht ‘nje ndarje punesh’. Nderkohe qe kryeministrja Serbe kerkon ‘nje lloj autonomie’ te Veriut te Kosoves’, numri dy i dipmomacise Ruse kerkon ‘realizimin e asociacionit te komunave me shumice Serbe ne Kosove’.
Pra taktikisht Serbet dhe Ruset po bejne nje loje diplomatike mes tyre. Te dy kerkesat Serbo-Ruse qe jane te sinkronizuara kundrejt Kosoves perbejne nje linje dhe synojne te njejtin objektiv: ndarjen e Kosoves dhe dhenien fund te Shtetit te pavarur dhe sovran te saj.
Ne ndihme te realizimit te strategjise Serbo-Ruse duket te jene konjukturat aktuale. Kriza e tejzgjatur e BE qe ka zvarritur tejmase politikat e zgjerimit drejt Ballkanit Perendimor si dhe paqartesite e politikes se jashtme te administrates Trump per Gadishullin Ballkanik po shfrytezohen maksimalisht nga aksi Serbo-Rus perkunder Euro-Alantizmit.
Shqiptaret dhe Kosova si hapsira dhe si projekt konsistent pro Euro-Atlantik jane objekt synimesh Serbo-Ruse. Prodhimi i krizave dhe i vatrave te destabilizuara ne hapsirat shqiptare ne Ballkan me perparesi Kosoven duket qe jane taktikat ne rritje diplomatike Serbo-Ruse ne kohen tone.
Keto synime te perbashketa Ruso-Serbe dhe taktika diplomatike te sinkronizuara per realizimin e tyre mund t’i pengojne vetem perpjekjet e perbashketa te aktoreve Euro-Atlantik ne sinkron me mbare faktoret lokale Ballkanik pro tyre, nder te cilet shqiptaret kane qene dhe jane me te qendrueshmit.