Nga Ilir Demalia
Kjo foto flet sa për një mijë analiza. Analistat le të rrinë e të shullohen në diell tek sheshi.
Menjëherë, pas “fitores” së zgjedhjeve, Timonieri i Barkës së Brakës Bulevardit u nis për tek Kapiteni Titanikut në Stamboll me orkestrën e “violinave” të Beogradit.
Tashmë drejtim ballkaniko-oriental me autoritarizëm në rritje dhe arbitraritet shtetror si shërbim i oligarkëvë te krimit, është plani dytë katër vjeçar i kapitenit Barkë-Brakës që do ta realizoj me sukses dhe me rrugë të hapur nga një opozitë çiliminjësh që ngjason me organizatat e rinisë së komunizmit.
Megjithëse janë lindur pas 1990-ës, të krijojnë përshtypjen se janë kontigjent i Lisien Bashkurtit, po ti dëgjosh vetëm zërin dhe mos i shikosh figurën, për formatin e mendimit dhe artikulimin e te folurit.