Home KRYESORE ‘Trondit’ gazetari për politika shqiptare si ajo serbe…

‘Trondit’ gazetari për politika shqiptare si ajo serbe…

Gazetari Ben Andoni i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se politika shqiptare është e ngjashme me atë serbe.

Andoni: Rama futet tek njerëzit që nuk është i vendosur për të punuar shumë. Futet tek njerëzit për të bërë shou. Është i lodhshëm, është shumë i pamundshëm për të punuar. PS në duart e Ramës është thjesht një instrument për qëllimet e tij. Këtë mund ta bënte me çdo lloj strukture. Gjëja e bërë ishte ndryshimi i imazhit. Është shumë domethënëse për dukjen e Partisë. Më pas bëri atë që bëri me strukturën e Partisë Socialiste që është gati amorfe. Ju e dini se sa e vështirë të ketë në Partinë Socialiste për të infiltruar mendimin alternativ. Gjithçka varet nga Rama.

Skarkierën politike shqiptare e gjej shumë afër me atë serbe. Gati e njëjta gjë po ndodh me partinë e Vuçiçit në Serbi. Ai pak nga pak shmangu të gjithë njerëzit e vjetër dhe ka arritur që edhe ekzekutivin e ri shumë herë përpara e kishte të planifikuar. Lindja e njerëzve si zt.Rama, zt.Vuçiç dhe do të fusja edhe Thaçin në Kosovë. Ju folët për dëgjesat publike. Askush nuk e dinte nga enturazhi i zt.Rama se do të fillonte turin e dëgjesave.

Share: