Home KRYESORE Vasili – Ramës: Dembel pa shërim, llafazan ambulant mendje djerrë nga idetë

Vasili – Ramës: Dembel pa shërim, llafazan ambulant mendje djerrë nga idetë

Petrit Vasili iu përgjigj akuzave të Edi Ramës nga Berati, duke iu bërë thirrje njerëzve të mos e dëgjojnë, pasi është një ‘llafazan ambulant’.

Nëpërmjet Facebook, Vasili u shpreh se Rama erdhi pa asnjë projekt.

Sipas Vasilit, Rama është një ‘dembel pa shërim’.

“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni.” – shkroi Vasili.

Share: