Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin amerikan Donald Lu. Edhe pse mbetet i pakonfirmuar qëllimi i vizitës së ambasadorit, kur zgjedhjet sapo kanë mbaruar dhe Rama është duke projektuar qeverinë e re, ne Media u aludua qe u diskutua per vettingun e gjykatesve dhe prokuroreve.
Këto ditë ka nisur procesi i vettingut për 800 gjykatës dhe prokurorë. Në këtë proces kontrolli të pasurisë dhe figurës së gjykatësve dhe prokurorëve, do të vlerësohen edhe informacionet që kanë ambasadat për emra të caktuar te ketyre personave.
Gjithsesi nuk ka një njoftim zyrtar përse Donald Lu e ka takuar Ramën sot…