Shtatë funksionarë të sistemit të drejtësisë kanë dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar vetettingut duke u larguar nga detyrat e tyre.
Burime nga Presidenca, pranë së cilës dorëzohen dorëheqjet, thanë për Report TV se mes tyre janë tre gjyqtarë, një prokuror dhe 3 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë.
Sipas listës së siguruar nga Report TV, prokurori i vetëm i dorëhequr është Sulejman Tola, i Prokurorisë së Rrethit Krujë.
Gjyqtarët janë: Ilir Çeliku i Gjykatës së Apelit, Vlorë, Ilir Pashaj i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Mirela Fana Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë.