Home KRYESORE VIDEO/ Australia dhe SHBA-ja stërvitje detare, Kina dërgon anijen spiune

VIDEO/ Australia dhe SHBA-ja stërvitje detare, Kina dërgon anijen spiune

Ushtria australiane ka raportuar se ka zbuluar një anije spiune kineze të teknologjisë së lartë në brigjet e Queenslandit gjatë një sërë aktivitetesh ushtarake me forcat amerikane.

Anija spiune është parë këtë muaj në ujërat ndërkombëtare, ndërkohë që ushtritë mbajtën stërvitje masive midis Australisë dhe SHBA-së, raporton “RT”.

Anija kineze besohet të jetë e pajisur me teknologji të avancuar mbikqyrjeje, duke e lejuar kështu të monitoronte aktivitetin ushtarak të dy super fuqive.

Rreth 30,000 trupa australiane dhe amerikane po marrin pjesë në stërvitjet dyvjeçare, shkruan syri.net. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Forca Australiane të Mbrojtjes (FSHZH) thanë se anija po lundronte jashtë brigjeve veri-lindore të Australisë.

Stërtvitjet ushtarake janë në vazhdim e sipër por të dyja ushtritë paralajëmruan Kinën për prezencën e anijes spiune./SYRI.net/

Share: