Dikur për pushuesit nga Kosova kishte listë tjetër çmimesh në plazhet shqiptare, veçanërisht në Durrës. Tani nuk operohet më me dy lista, por për kosovarët ka sërish çmime të tjera në disa shërbime.
Denoncimi kete here vjen nga Deutsche Welle në një video të realizuar në plazhin e Durrësit.
Vetë pronarët e restoranteve dhe bareve që kanë privatizuar edhe ranishten, pranojnë se për pushuesit nga Kosova operojnë me çmime të tjera përsa u përket shezlongeve!