Kur duhen më pak se 3 javë për zgjedhjet në Partinë Demokratike për drejtimin e saj, janë 5 emra, të njohur dhe të panjohur që kanë zyrtarizuar kandidaturën.
I pari sigurisht që është kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon sërish të drejtojë partinë më të madhe të opozitës, me gjithë humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.
Më pas vjen Eduard Selami, i cili ishte i pari që nga selia blu, njoftoi kandidimin, duke u regjistruar zyrtarisht në garë.
Dy emra të tjerë thuajse të panjohur për opinionin publik por jo për demokratët. Bëhet fjalë për Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, dhe Erion Piciri, i cili njoftoi dje se ka shpallur kandidaturën për kreun e PD.
Po kështu një kandidat i fortë përballë Bashës, shihet Astrit Patozi, i cili një ditë më parë foli nga selia e PD-së duke deklaruar dhe shpalljen e kandidaturës për kryetar duke i thënë Bashës se është gati të përballet me të në një garë të barabartë.