Home Gjeo-Ekonomia Ambasadori japonez ne Tirane viziton Kompanine “Neranxi”

Ambasadori japonez ne Tirane viziton Kompanine “Neranxi”

Ambasadori ie Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Japonisë në Shqipëri, Zotin Makoto Ito vizitoi sot ambientet e Kompanise Neranxi ne Tirane. Sipas burimeve prane Kompanise, Zoti Makoto Ito u interesua për aktivitetin e Kompanisë Neranxi dhe të shkollës Kulinare me te njeten emer duke i komplimentuar drejtuesit e saj per punen e mire te realizuar.

Presdienti i kesaj Kompania, biznemeni i njohur Nikollaq Neranxi ben me dije per mdjekesit e tij rrjetin social te Facebook/ut se ne bashkebisemdimin me ambasadorin japonez eshte folur edhe per situaten ekonomike ne pergjithesi si edhe për mundësinë e bashkëpunimit me sipërmarrje japoneze.

“Japonia është një superfuqi ekonomike dhe nëse ne krijojmë kushtet që t’i sjellim në Shqipëri, padyshim që kjo do të përkthehej në rritje të ekonomisë.”, shkruan neranxi ne statusin e tij.

Ja dhe statusi i plote i Nikollaq Neranxit:

Të dashur miq! Sot pata kënaqësinë të pres në ambientet e Kompanisë “Neranxi” dhe të “Institutit Kulinar Neranxi”, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Japonisë në Shqipëri, Zotin Makoto Ito. Është me të vërtetë një lajm i mirë dhe shpresëplotë, kur Ambasadorët takojnë sipërmarrësit. Zoti Makoto Ito u interesua për aktivitetin e Kompanisë Neranxi dhe të shkollës tonë, per situaten ekonomike ne pergjithesi si dhe u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me sipërmarrje japoneze. Japonia është një superfuqi ekonomike dhe nëse ne krijojmë kushtet që t’i sjellim në Shqipëri, padyshim që kjo do të përkthehej në rritje të ekonomisë. Dhe këtu nuk e kam falën për ato shifra fiktive për të cilat flasin qeveritarët. Ajo është rritje e GDP-së si pasojë e investimit të parave të drogës dhe krimit, por që pasuron vetëm një grusht njerëz. Unë dhe Ambasadori i nderuar po flisnim për rritje të vërtetë ekonomike, atë që duhet ta ndjejë çdo qytetar në xhepat e tij. Shpresojmë në ditë më të mira!

Share: