Home KRYESORE Çdo 6 muaj, 1 zyrë e Gjykatës së Tiranës mbushet me dosje

Çdo 6 muaj, 1 zyrë e Gjykatës së Tiranës mbushet me dosje

Situata me arkivat në Gjykatën e Tiranës raportohet të jetë kaotike. Keshtu, duke marrë parasysh fluksin e madh të çështjeve që gjykohen aty, zyra e shtypit pranë Gjykatës shprehet se numri i dosjeve është shumë i madh “38 230 dosje vetëm në vitin 2016, një ngarkesë tejet e papërballueshme, qoftë për ruajtje, qoftë për përpunim”.

Për të bërë më të qartë situatën, në një njoftim për shtyp të Gjykatës së Tiranës thuhet se janë bllokuar “12 ambjente me arkivë, duke përfshirë këtu të gjitha dhomat e këshillimit, bibliotekën e gjykatës dhe zyrat për gjyqtarët, pasi çdo 6 muaj në gjykatën e Tiranës bllokohet një zyrë nga dosjet që janë mbaruar”.

Si të ishin mallra në seri, dosjet nuk janë indeksuar para se të futen në zyra.

“Sa i përket Dhomës Penale, përpunimi i listave është bërë në sallën e gjykimit, fakt ky që ka kufizuar ndjeshëm gjykatën në zhvillimin e seancave audio, ndërsa në arkivën penale nuk ka patur asnjë proces minimal përpunimi tekniko-shkencor si shkak i mungesës së indeksimit për të mundësuar gjetjen dhe identifikimin e dosjes dhe aksesimin e saj nga publiku.

Gjithashtu, situata e krijuar nga ky volum gjatë viteve ka sjellë një varësi të gjendjes së arkivës vetëm nga një punonjës i gjykatës, mungesa e të cilit do të sillte jo vetëm një çorientim, por edhe pamundësi për të aksesuar një arkivë totalisht të paindeksuar penale/civile” thuhet në këtë njoftim./lapsi.al

Share: