Jo më larg se dje kryeministri Rama kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të siptaleve brenda 24 orëve, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
Sipas kryeministrit, spitalet janë keqmenaxhuar nga drejtorët, edhe pse këta të fundit u emëruan po nga vetë Rama. Por siç duket drejtorët e spitaleve nuk janë plotësisht dakort më këtë vendim të kryeministrit, duke qenë se deri më tani nuk raportohet për asnjë drejtor që ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se një pjesë e mirë e këtyre drejtorëve në rrethe janë shprehur se do të vijojnë të jenë në detyrë për të përballuar fluksin e shërbimeve gjatë muajve të verës.
Kështu drejtori i Spitalit të Sarandës, Lushnjes, Kukësit, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit janë shprehur se nuk do të japin dorëheqjen. Ndërsa drejtoresha e spitalit të Vlorës është me leje deri në fund të muajt gusht dhe për rrjedhojë nuk do të japë dorëheqjen.