Home KRYESORE Facebook kujton gjyqtaren e vrarë

Facebook kujton gjyqtaren e vrarë

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve në mes të kryeqytetit shqiptar nga ish-bashkëshorti i saj ka shkaktuar jo pak tronditje dhe reagime. Një reagim virtual ka ardhur edhe nga platforma “Facebook”, më e përdorura në Shqipëri.

Prej një viti aplikacioni i krijuar nga Mark Zuckerberg ka krijuar disa opsione ku përdoruesi ka të drejtë edhe të vendosë se çfarë do të ndodhë me llogarinë e tij pas vdekjes dhe madje të ketë edhe një kontakt të dytë që mund ta përdorë.

E me sa duket e njëjta gjë ka ndodhur edhe me llogarinë në “Facebook” të gjyqtares 39-vjeçare, të cilës iu mor sot jeta nga babai i fëmijëve të saj.

“Facebook” e ka kujtuar Fildes me një citim në krye të faqes së saj, ku thotë se profili do të jetë aty për të kujtuar jetën e saj.

“Në kujtim të Fil Des. Ne shpresojmë që njerëzit që e kanë dashur Fil të gjejnë ngushëllim kur të vizitojnë profilin e saj për të kujtuar dhe festuar jetën e saj”, shkruhet aty./lapsi.al

Share: