Home KRYESORE Fierza në pikën kritike në 40 vite

Fierza në pikën kritike në 40 vite

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka arritur në pikën më të ulët të mesatares vjetore në 40 vitet e fundit.

Korporata elektroenergjitike po përpiqet të ruajë kuotën 268 metra, pasi nëse thatësira vijon kaskada e Drinit rrezikon të shkojë në pikën kritike.

Me rënien e nivelit bie edhe eficienca dhe sasia e prodhuar, pastaj është më e vështirë të sigurosh të gjithë sasinë e nevojshme në import, nisur edhe nga vështirësia në kapacitetet e transmetimit”, tha Entela Çipa, këshilltare për energjinë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë./opinion.al

 

Share: