Rekordmeni shqiptar në atletikë, Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra me thikë për një karikues celulari, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për humbjen e djalit të tij të vetëm.
“Humba dritën e vetme të syve. Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani. Çfarë kuptimi ka? Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani. Edhe Arben Malaj që na erdhi për vizitë në shtëpi na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë: pse Marvin, ishte një student i jashtëzakonshëm”, – është shprehur Pavllo Mihali.
Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal me thika pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe jo pa të drejtë, pasi ai u masakrua vetëm për një karikues celulari.
Marvi ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).
Marvi Mihali humbi jetën për shkak të një sherri banal, mesnatën e kaluar. Fillimisht ai u konfliktua fillimisht me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij Eugen Bitraj.
Mihali dhe 19-vjeçari janë zënë dhe kanë përdorur fjalë fyese e sharje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i xhaxhait të Dejvit, 24-vjeçari Bitraj. /Newsbomb.