Home KRYESORE Flet kryeministrja e Serbisë: Kosovën nuk do ta njohim…

Flet kryeministrja e Serbisë: Kosovën nuk do ta njohim…

Edhe pse në proces dialogu me një kryeministre të re, Ana Brnabić, kryeministrja e Serbisë nuk beson se Serbia do ta njohë ndonjëherë shtetin e Kosovës. Në një intervistë, Brnabić tha se vendet duhet të përqendrohen në integrimin rajonal dhe njëkohësisht të përparojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë besoj që dialogu do të vazhdojë, Serbia është aty, unë jam këtu për të vazhduar këtë proces. Le të shohim nëse mund të bëjmë cilësinë e jetës së qytetarëve sa më të mirë që të jetë e mundur. Nuk besoj se njohja e Kosovës ka ndodhur, por është bërë thirrje për dialog mes vendeve për një marrëdhënie më të mirë për të ardhmen. Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëveshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë,” – tha Ana Brnabić

Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skënderbeut. Brnabić shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme dhe pse nuk siguron asgjë.

“Ndeshja Skënderbeu-Partizani i Beogradit, fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin, ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon,” – u shpreh ajo.

Ana Brnabić tha se fryma pozitive e takimeve në të mirë të tregtise rajonale mes vendeve të Ballkanit duhet të vazhdojë…Lapsi.al

Share: