Home KRYESORE Gjendet i vdekur ambasadori i Rusisë në Sudan

Gjendet i vdekur ambasadori i Rusisë në Sudan

Ambasadori i Rusisë në Sudan, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në pishinë në shtëpinë e tij në Khartoum, të mërkurën, ka bërë të ditur policia sudaneze.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar mbytjen e Shirinskiyt në ujë, ndonëse dihet se ai kishte probleme me tensionin e lartë të gjakut, ka thënë një zëdhënës për Reuters.

Ministria e Jashtme e Sudanit i ka shprehur ngushëllime Rusisë për vdekjen e ambasadorit, nëpërmjet një telegrami, teksa ka lavdëruar përpjekjet diplomatike të Shirinskiyt./360grade.al

Share: