Ka vite që në median shqiptare, por edhe në studimet kinse letrare, Kadare, vepra e tij, është vendosur, në një situatë verifikimi të pazakontë. Mjafton të kujtosh faktin se hulumtimin e dosjes së Kadaresë, më saktë të aytre që kanë spinunuar Kadaren, e nisi Shaban Sinani. Por në këtë periudhë e ka zgjerura me një verifikim, gjoja më të plotë, Dashnor Kaloçi.
Kjo rrethanë, e hapjes për gjysëm të dosjeve, e hapjes së njanshme, pra duke bërë përzgjedhje, sipas hulumtimeve të kërkuesve të kohëve të ndryshme. Tani, është shtuar numri i atyre që kanë kërshëri për të lexuar dosjet, por është shtuar edhe mllefi, zemërata sa gjuetia e shtrigave, për të evidentuar, kundërshtarët dhe adhuruesit e Kadares, jo të veprës, jo të teksteve, ka krijuar një pështjellim etik dhe estetik kozmik.
Letërsia shqipe, dhe vepra e Kadresë, gjendet në zgripin e verifikimit biografik, madje të shkallës ekstreme, që po nxorre gjësend nga dosja, të plas në fytyrë gjithë dosjet. Endja në dy realitete, të dojseve, ku fle shëmtimi i qenies në kohën e diktaturës, të teksteve, që kanë vlerat dhe mungesat e tyre, në kuptimin që secili i lexon në bazë të shijes, ka prishur ekulibrin se çfarë është letërsi, se ku qëndron vlera e Kadaresë.
« Hulumtimi » i tejzgjatur në dosje, një kërkim gjyësëmserioz e gjyësëmshakatar, ka ndihmuar për të përplotësuar mitin e Kadaresë, por ndërkaq ka ndikuar edhe për të larguar vëmendjen nga tekstet letrare, pra edhe nga vepra e Kadaresë. I mbërthyer, apo qarkuar në mbërthimin e dosjeve, nga adhuruesit dhe jo adhuruesit, uroj dhe shpresoj që në marrëdhënie me letërsinë, ta braktisim « luftën e klasave », tashmë me armiqër të brendshëm.
Të gjendur në këtë rrethak, tipik biografik dhe ideologjik, me vetëdije absurde, për nevojat e medias, të shkatërrimit të tjetrit, të asaj situatës së Kroçes, ku « tjetri është pengesë për tu kapërcyer », pra për tu asgjesuar, ku gjithçka tregon se jemi në vijimin e betejës së zhdukjes së armikut të brendshëm, se me të jashtimin e kemi gjetur gjuhën, i kemi puqur pipat. Zgjatja në kohë, thellimi në humbellat e tjetërsimit, që bartin dosjet, na ka çuar në situatën absurde:
Së pari: Më shumë shkrimtarët, por edhe të tjerët, lerë më sigurimsat, janë marrë me spiunime, me përndjekje, me beteja me mullijntë e erës, e prandaj në pamundësi që dosjet të hapen normalisht, prefrerohet që të ndahen, copëtohen dhe shkyhen për të realizuar gjuetinë e shtrigave.
Së dyti: Ka gjasa që tekstet letrare të kalojnë në plan të dytë, madje studimet letrare, do të duhet të zgjerojnë hapësirën e verifikimit, mbase të ndërrojnë edhe emrin, studime të teksteve të dosjeve dhe librave.
Së treti: Ka një të mirë, si ana tjetër e medaljes, se zbulon gjithçka, ndonëse në mënyrën më të shëmtuar, zbulon heronjtë e shpifur, idhujtë pa krena, zbulon hijet dhe fantazmat e djeshme dhe të sotme, zbulon se ende kemi mbetur në të kaluarën.
Së katërti: Duke u marrë me dosjet, kaq gjatë dhe kaq shëmtueshëm, kemi vrarë letërsinë, kemi ikur nga letërsia, kemi bërë që « faji » i autorit të shihet si faji i tekstit. Të vrasësh letërsinë, do të thotë se ke vrarë shpirtin, pavarësisht përllomjes që mundet të ketë pësuar.
Letërsia ekzistencën e vetë e ka në tekstet letrare, dosjet zbulojnë karakterin e autorëve, jo të teksteve. Të gjithë nga pak, secilën ditë po punjomë për të përgojuar, për ta vrarë dhe dhunuar letërsinë, madje për ta vendosur në zgripin e vetë ekzistencial, se tani e tutje nuk e vlen të merresh me letërsi! Me të drejtë Todorov në librin Letërsia në rrezik, botuar në vitin 2007, njoftonte se çfarë po ngjet me letërsinë në botë, e tingëllimat e atij paralajmërimi janë domethënëse edhe për çka po ngjet me letërsinë shqipe.
Deri kur do të ndërthurim, dosjet me tekstet, etikën me estetikën, apo derisa « pamençuritë » tona të gjejnë dritare mediatike për të thelluar prishjet e ekulibreve shpirtërore, aq sa të humbim shpresën, se ka të nesërme, së paku në art dhe letërsi, që mban ndezur ëdrrën për nesër dhe më tutje.