Nga Besim Ndregjoni
Në fillim të muajt gusht ndodhesha me pushime në Pogradec në qytetin e Mitrushit e të Lasgushit ku perla e mrekullueshme hynore liqeni, i jep këtij qyteti, madhështinë e bukurinë natyrore me pamjen e magjishme që do ta kishte lakmi çdo krahine apo qytet në botë.
Po shëtisja me miqtë e mij pogradecar ish të përndjekur politike dhe rastësisht përjetova një debat në mes dy rojeve të lokalit 1 Maj, dhe dy zonjave të nderuara bijat e poetit të madh lirikut të pazevendësushëm shqiptar me përmasa botërore Lasgush Poradecit. Godina e 1 Majit ishte në tokën e Lasgushit të madh, e ndërtuar mbas viteve 90 e përkrahur nga pushtetet politike, rojet nuk u jepnin të drejtë zonjave të parkonin makinën në pronën e tyre të trashëguar brez mbas brezi. Debati ishte sa qesharak dhe aq tragjikë.
Ata që kishin ndërtuar godinën në tokën e Lasgushit, nuk lejonin pronaret e ligjshme të pushonin në pronën e tyre. Ata që kishin përkrahjen e mafies pushtetare, silleshin me zonjat e nderuara si xhelatë duke u mohuar qëndrimin në pronën e ligjëshme. Duke dëgjuar këtë debat në mes pronareve të ligjshëm dhe mbrojtsve të hotelit të pa ligjshëm, mendja të shkonte larg në kohë, kur barbarët komunistë , në vitet 44-90 i nxirrnin pronarët nga pronat e tyre dhe i degtisnin rrugëve të Shqipërisë si muhaxhirë. Viktimat e pafajshëmm ishin bijat e Lasgushit poseduese e kësaj prone.
Kurse mafia e pushtetit sillet si padrone ndaj këtyre viktimave që si qytetare të dermuar nga sorollatja nëpër gjygje për 27 vite nuk janë në gjendje të gëzojnë pronën. Këto viktima të diktaturës dje dhe të “demokracisë” sot , kan një emër, janë pronarët e ligjshëm zoti Kryeministër, janë Maria, dhe Konstandina dy bijat e poetit LLazi Gusho, Lasgushit të pavdekshëm. Janë qytetare dhe pronare në qytetin e tyre. Lasgushi i madh i poezisë shqipe dje në diktaturë, përbuzej nga regjimi, që si thurte lavde komunizmit .
Sot vajzat e Lasgushit, zoti Kryeministër e shohin veten të përbuzura, e shohin veten si “lecka të hedhura poshtë” nga ata që nuk pranojnë të trazohen nga tregimet e tyre-historira të kaluara që u kujtojnë pushtetarve karierën gjatë regjimit komunistë. Në Pogradec tregonin se turizmi e kishte pronë një ish ministër finance të pushtetit aktual, disa hotele janë të ish ministrit të mbrendshëm, po të kësaj qeverie, vila në Hudenisht jane të filan deputeti të majtë në parlamentin e tanishëm shqiptar etj . Dhe asnjë pronarë i ligjshëm në Pogradec nuk kishte një vilë apo një hotel. Para ndërgjegjeve të këtilla ne ballafaqohemi nga një rrezik vdeksor: Ringjallja e diktaturës me një maskë të re.
Pronarët shqiptar dje në kondita ekstreme mbrotjen të drejtën , të vertetën, njerzoren dhe nderin e kombit shqiptar. Padrejtsia në këtë vend zoti Kryeministër është kthyer në formën ma të keqe të sundimit duke hedhur mbi vete mantelin e “demokracisë’.
Kohët kane ndryshuar , sistemet diktatoriale e politike, shkojnë e vijnë, por pronarët të përndjekur me karakter dhe koncepti i tyre njerzor janë vlera të përhershme. “Prezenca e së keqes” në shoqërinë shqiptare do të përfundoi në mënyrë të paevitueshme në korruptimin e plotë të atyre që sundojnë, ose në revoltën e atyre që persekutohen. Është bërë zakon në Shqipëri që për të mbuluar të vërtetën, qeveritarët akuzohen si “shfrytëzues”e “parazite”sepse shumë prej tyre kërkojnë dhe marrin pasurinë dhe pronat e sekustruar pa të drejtë nga regjimi diktatorial.
Në Kushtetutën Amerikane gjinden tri fjalë që përcaktojnë filozofinë e themeluesve të kësaj demokracie të madhe: liria, jeta dhe kërkim për lumturi (life, liberty and the pursuit of happiness) Në thelb, koncepti i pronës private kishte aq rëndësi sa edhe jeta dhe liria. “Prona private “ ( the private property) është diçka që i takon vetëm pronarit të ligjshëm, don të thotë një e drejtë ekskluzive me e gëzue në kuptimin më të gjërë të fjalës, çdo gjë që ka një çmim ose një interes e konsiderohet kryesishtë si burim pasurie.
Prona private është burimi i të ardhurave që i shërbejnë plotsimit e nevojave material e kulturore vetiake e familjare. Një gjendje e këtill e bën pronarin e lire e të pamvarun nga shteti, I pamvarun në një shoqëri ku sundon ligji, individi quhet qytetar i lire. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri koncepti i pronës ndryshoi rrënjësisht, ajo u përcaktua si “diçka që është në përputhje me parimet e një shoqërie që i përgjigjet kërkesave të moralit komunistë” Kjo don të thonte pasuri shtetërore , koperativiste dhe jo private. Natyrishtë pronarët e kundërshtuan dhe përfunduan në burgje dhe kampe përqendrimi. Kështu jetoi Shqipëria 45 vite diktaturë.
Por absurditeti i një zhvillimi të këtill çfaqet sot kur sistemi komunist është përmbys dhe metodat e tia vazhdojnë të aplikohen nga qeveritare të indoktrinuem që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirfilltë të pronës private: jetë të lire e të pamvarun nga “shteti”. Është asurde kur shihen sot viktimat e regjimit komunistë ish pronarë të sillen vërdallë zyrë në zyrë e gjykatë në gjykatë për pasurinë e trashëgueme dhe sorollaten përpara një administrate shurdh –memece që sundon këtë vend, dhe jo nga “shërbestarë” e demokracisë të shoqërisë së lire.
Zoti Kryeministër kthejani qetsinë Lasgushit në botën e amshuar, kthejani pronën Eseninit shqiptar dhe gëzoni bijat e tij duke ju dhënë pronën e tyre. Aborgoe ligjin famkeqë 7501 dhe atëhere do të ndërtoni shtet, shtet të së drejtës. Mos aborgimi i këtij ligji dhe mos kthimi i pronës tek i zoti është një këmbanë dhe paralajmrim për të gjithë ata që sot heshtin e qëndrojnë indifferent. Koha do ta tregojë!