Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për disa ara me kanabis në Krujë, ka reaguar edhe Policia e Durrësit e cila ka ushtruar kontroll në fshatrat Brret dhe Mafsheq por nuk ka gjetur drogë.
Reagimi i policise Krujë.
Në lidhje me postimin e bërë në rrjetet sociale më datë 30.08.2017 nga deputeti S. B, ku pretendohej se në zonën e Krujës, përkatësisht në fshatin Brret dhe Mafsheq kishte bimë narkotike, ju bëjnë me dije se:
Policia e Shtetit ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këto zona dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjesimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës.
Polica e Durrësit fton çdo shtetas të denoncojë duke i falenderuar për bashkëpunim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, duke garantuar marrjen e masave konkrete ligjore nëse konstatohet shkelje apo implikim.
Vazhdon puna për rikontroll të plotë të territorit.
Bashkëlidhur ju dërgojmë fotot respektive.