Home KRYESORE Mandija dërgon në prokurori 3600 punësimet gjatë fushatës zgjedhore!

Mandija dërgon në prokurori 3600 punësimet gjatë fushatës zgjedhore!

Zëvendëskryeministrja e dorëhequr Ledina Mandija ka dërguar në prokurori një raport mbi punësimet e 3600 personave gjatë fushatës zgjedhore.

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se Mandija ka kërkuar vlerësimin e çështjes për të vijuar më pas dhe me procedimin hetimor.

Ndërkohë kryetari i PD-së Lulzim Basha në një postim në facebook ka theksuar se raporti zbardhi të vërtetën për zjedhjet, ku votat janë vjedhur, administrate është përdorur dhe se ministrat teknik të qeverisë Rama, u sabotuan dhe u lanë pa fonde. Raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit cilësohet nga qeveria si jo korrekt dhe i paligjshëm

Por duket se zv.kryeministrja teknike e dorëhequr tashmë, Ledina Mandija, nuk është dakord aspak me këtë pretendim të qeverisë. Zv.kryeministrja ka vënë në dispozicion dokumentet përcjellëse të raportit që kryeministria ka firmosur dhe protokolluar dy ditët e fundit nga vetë Protokolli i Këshillit të Ministrave, çka sipas zonjës Mandija rrëzon tezën se raporti është jo legjitim dhe i pazyrtarizuar.

Në 4 dokumentet e vëna në dispozicion, rezulton se nga një kopje e raportit i është përcjellë koalicionit të vëzhguesve vendorë, ministrave si dhe të gjitha subjekteve zgjedhore, në datën 17 gusht 2017, me numër protokolli 4426. Gjithashtu, me të njëjtin numër protokolli, përmbeldhja për zgjehdjet e 25 qerhorit u është përcjellë përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mban datën 16 gusht.

Në këtë mënyrë, sipas zv.kryeministres Mandija, firmosja dhe përcjellja zyrtare e kësaj përmbeldheje, tregon të kundërtën e asaj që pretendon qeveria. Gjithsesi pritet që në 27 gusht, partia Socialiste të mbledhë asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës.

Raporti i plotë është publikuar të enjten e 17 gushtit edhe zyrtarisht për mediat, pak orë pasi zv.kryeministrja dhe 6 ministrat teknikë, dorëzuan në zyrën e kryeministrit Rama, dorëheqjen

Share: