Home KRYESORE Morinë, kthimi i emigrantëve nga pushimet shton radhët në kufi

Morinë, kthimi i emigrantëve nga pushimet shton radhët në kufi

Pas përfundimit të pushimeve verore në vendlindje, emigrantët Kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet Bashkimit Europian, kanë nisur rrugën e kthimit te tyre.

Fluksi i parë i emigrantëve raportohet ka mbërritur edhe në doganën e Morinës. Situata deri më tani paraqitet normale pavarësisht radhëve te gjata pasi fluksi i kalimeve vijon të jete në masë të madhe pothuajse çdo orë të ditës.

Ditët e ardhshme, sipas autoriteteve, pritet të jenë më të ngarkuara në Morinë. Ndërkohë urdhri i Drejtorit të përgjithshëm të policisë për shtimin e masave të sigurisë ka mbërritur në Morinë ku këtë të enjte vihej re prania e personelit shtesë të policisë kufitare dhe shërbimeve të tjera inteligjente.

Share: