Home KRYESORE Parashikimi i motit, e mërkurë 23 gusht 2017

Parashikimi i motit, e mërkurë 23 gusht 2017

Territori vijon në kushtet e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore dhe verilindore. Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat lindore ku do të ketë edhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë orëve të mëngjesit por një rritje të lehtë të temperaturave, do të sjellë mesdita.

Era do të fryjë kryesisht mesatare duke arritur shpejtësinë prej 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Share: