Home KRYESORE Përplaset luftanija amerikane, zhduken 10 marinarë, 5 të tjerë të plagosur

Përplaset luftanija amerikane, zhduken 10 marinarë, 5 të tjerë të plagosur

Dhjetë marinarë janë zhdukur dhe 5 të tjerë janë plagosur pasi një anije shkatërruese amerikane dhe një anije naftëmbajtëse u përplasën në brigjet e Singaporit, sipas Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Shkatërruesi USS John S McCain, i emërtuar kështu në nder të gjyshit dhe babait të senatorit John McCain që shërbenin në Flotën Amerikane, po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ankorohej në port kur ndodhi përplasja me mjetin që mbante një flamur liberian.

Një kërkim i gjerë dhe një operacion shpëtimi janë tashmë në zhvillim, ndërkohë që kjo përplasje është e dyta në pak muaj, ku përfshihet një anije e flotës detare amerikane.

Sipas autoriteteve singaporeane dhe amerikane, shkatërruesi ka pësuar dëmtime në krahun e portit të saj. Anija tashmë po lundron drejt bazës detare Changi të Singaporit.

Ndërkohë anija liberiane po i drejtohet portit të Singaporit. Kjo përplasje mes mjeteve vjen në ditën e parë të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake amerikane me trupat e Koresë së Jugut, një shfaqje pushteti në sy të Koresë së Veriut.

Ky aksident mendohet se do të shtojë dyshimet mbi operacionet e flotës amerikane në këtë rajon. Ky është i njëjti grup detar që pësoi një aksident të ngjashëm në korrik, kur 7 marinarë amerikanë humbën jetën./lapsi.al

Share: