Nga Denis Dyrnjaja
Plazhi ishte dikur një vend social, ku njerëzisht defreheshin dhe socializoheshin. Sot është një treg ku njerëzit shkojnë për t’u shitur e blerë.
Plazhi ishte një vend me më pak kushte argëtimi, por kishte më shumë argëtim sepse luhej shumë futboll, volejboll, sot sheh ca kokrra që bëjnë gërr-vërr me jat-ski.
Sot gjen lloj lloj produktesh pa fund e të shumëllojshme, por nuk gjen më bozën dhe akulloren e famshme të dikurshme.
Sot ka më pak ndërveprim njerëzor dhe më shumë ndërveprim virtual. Atëherë njerëzit shiheshin sy më sy, sot shihen celular më celular.
Gjithsesi të gjitha janë subjektive por një gjë është e vërtetë që atëherë plazhi bëhej në funksion të vetes sot në funksion dhe qëllim të tjetrit ose të të tjerëve, sigurisht jo në vlerë apsolute!