Home KRYESORE Policia reagon pas akuzave të Nikollë Lesit:

Policia reagon pas akuzave të Nikollë Lesit:

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate pas akuzave të Nikollë Lesit, botuesit te gazetës ‘Koha Jonë’.

Kujtojme qe Nikoll Lesi më herët denoncoi rrethimin me polici që iu bë redaksisë së gazetës. Ndërkohë policia pretendon se ai nuk është shoqëruar në komisariatin Nr.2, por ka shkuar vetë për të dhënë sqarime.

Më poshtë deklarata e plotë e policisë.

Në datë 28.08.2017, në orën 17:27, në Komisariatin Dixhital ka ardhur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente.

Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e veprës penale.

Më pas shtetasi N. L., 54 vjeç, pronar i godinës është paraqitur me vullnetin e vet në Komisariat për të dhënë shpjegime.

Nga deklarimi i marrë shtetasi N. L., u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty.

Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.

Shtetasi E. Sh., me detyrë specialist pranë IMT ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë.

Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qenë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qenë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Share: