Home KRYESORE Prag lufte?! Koreja e Jugut hedh 8 bomba në kufirin me Veriun...

Prag lufte?! Koreja e Jugut hedh 8 bomba në kufirin me Veriun pasi Kim Jong un provokoi Japoninë (FOTO)

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar tetë bomba të fuqishme pranë kufirit të saj me Veriun, në një shfaqje që mediat lokale e quajtën si “forca dërrmuese”.

Kjo erdhi si përgjigje pas testit të fundit të raketave të Kim Jong-un, mëngjesin e sotëm.

Presidenti Moon Jae-in urdhëroi veprimin ushtarak dhe bombat u hodhën nga katër avionë luftëtarë “F-15K”.

Mendohet se ky bombardim në lindje të vendit erdhi për të “shfaqur aftësinë për të ndëshkuar” Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojë.

Bombat” MK-84” mund të depërtojnë në rreth 11 milionë metra katrorë nën tokë.

Koreja e Jugut tha se të tetë bombat goditën objektivat e tyre në një terren testimi.

Agjencia vendase e lajmeve tha se zyrtarët qeveritarë donin të tregonin aftësinë e Seulit për të pushtuar fqinjin e saj luftarak./360grade.al

Share: