Home KRYESORE Si mundet zv/ kryeministrja e kabinetit ”Rama 2” të jetë një raciste!

Si mundet zv/ kryeministrja e kabinetit ”Rama 2” të jetë një raciste!

Nga Moza Demiri

Zv. kryeministrja që as emrin nuk ja di…me deklaratën që ka bërë duke thënë: “pakica e jevgjve”,,, në nje vënd të Bashkimit Europian nuk do kishte shanse të merrte postin zv kryeministres se vëndit, por do ta kishin bërë mediat “copë” derisa ta detyronin të jepte dorëheqjen nga të gjitha funksionet.

Nuk më shqetëson kjo zv/kryeministe, por katastrofa qeveritare që po rreshqet çdo ditë drejt një sundimi kriminal oligarkësh duke sunduar si fashist.

Emrat që lexuam se kush do bëj shtet janë emra skandaloz po ti marresh një nga një. Mos të mundohen ta justifikojnë militantët e përulur, se nuk ka njeri inate apo mllefe me askend, perkundrazi….

Me këto njerëz që nuk kanë lidhje as me shtetin e as me principet dhe moralin e shtetit, por si të vetmen detyrë kanë shërbimin e oligarkisë kriminale dhe shpërblimin nga ky shërbim.

Këta, duke zhbërë shtetin-shoqërinë me imoralitetitin dhe urrejtjen racore-krahinore si model suksesi, duke përçare shoqërinë me devizën “përca e sundo” nuk besoj se do shkojnë gjatë…zëmërimi popullor do jetë i pashmangshem.

Filloi qeverisja me të njëjtat gabime dhe skandale…nëse populli do dëgjoj p…e tyre si të kësaj laraske duke përbuzur dhe përçmuar një komunitet si pjesë e barabarte dhe me të gjitha të drejtat, me etiketimin JEVG, tregon se në ç’gjendje të rëndë është shteti dhe populli që pranon shtetarë të tillë

Ne vënde të lira dhe demokratike, njerëzit nuk paragjykohen nga raca, ngjyra, kombësia apo feja. Në të kundërt paragjykimi i tyre është i dënueshëm me ligj. Mos flasim për Amerikën, sot Gjermania e Hitlerit dikur, në ekipin kombëtar të futbollit luajnë afrikan me ngjyrë dhe jo vetem, por i ke neper institucione te ndryshme dhe mbi te gjitha ne ART.

Kësaj zonjes injorante me këtë që ka thënë dhe është e filmuar me audio, duhet ti mbyllen dyert ne Bashkimin Europian se për në Amerikë nuk bëhet fjalë.

Share: