Home KRYESORE Siguria Ushqimore, Galdini: Me fushata histerie, vetem perdoremi… Kaq.

Siguria Ushqimore, Galdini: Me fushata histerie, vetem perdoremi… Kaq.

arian-galdini-2

Nga Arian Galdini

E tmerrshme. C’jane keto lajme te padegjuara se AKU nuk garanton dot sigurine ushqimore?

C’jane keto lajme te padegjuara me ushqime, fruta, perime, mish, e gjithefare mallrash ushqimore te konservuara, paketuara ose jo, qe qenkerkan te skaduara, falcifikuara, manipuluara, me pesticide, konservante, helmra e lloj lloj batakcilleqesh te tilla?
Kurre me pare nuk kam degjuar lajme te tilla ne Shqiperi….
Hera e pare qe i degjoj keto pune….

Sidomos kur behen si fushata te mireorganizuara e me qellime te caktuara, sigurisht qe behen si lajme si per hee te pare fare…..
Pash Zotin, mos te behemi histerike me fushata….

Ne te gjithe e dime mire se tregetia ne Shqiperi behet me qellim fitimin dhe ata qe fitojne, nuk pyesin sa vrasin, si vrasin, e ke vrasin….

Ne te gjithe e dime se nga ushqimet per femije, deri tek mishrat, pijet, e madje edhe fruta perimet jane plot manipulime, falcifikime e tejkalime skadencash…

Ne te gjithe e dime, se cilesia e mallrave qe hyn ne Shqiperi eshte me ulet se edhe cilesia e mallrave qe hyjne ne Etiopi….

Ne te gjithe e dime se nga tregetari qe i sjelle deri tek shitesi qe i shet ne dyqane a markete apo edhe supermarkete, e dine shume mire cmallra skandaloze vrastare na shesin…

Ne e dime cfare uji pijme e blejme…
Ne e dime cfare buke blejme ne lagje dhe e hame.
Ne e dime gjithe te verteten….

Nuk ka nevoje per fushata histerie qe na e drejtojne marifetcinjte e ketyre te keqijave…

Nese duam ta ndryshojme realitetin, duhet te dime te behemi bashke e ta refuzojme se bashku cdo dite te keqen….

Me fushata histerie, vetem perdoremi…
Kaq.

Share: