Pushimet tashmë kanë filluar dhe ka nga ato që së bashku me to e konsiderojnë formë relaksi dhe të lexuarit nën një çadër. Vera konsiderohet si koha ideale për të lexuar. Gjatë verës leximi stimulon dëshirën për të njohur dhe kuptuar.
Vetëm pushime? Jo, ka nga ata që edhe pse gjithë vitin e kanë kaluar në punë nuk u ndahen dot librave. Madje për ta kjo është periudha më e mirë kur edhe mund t’u kushtojnë më shumë kohë librave dhe revistave.
Janë të shumtë atë që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit marrin me vete dhe një çantë me revista. Nën çadër, buzë detit… ndër të tjera mund edhe të lexosh shumë mirë. Madje, mund të lexosh më shumë se ç’ke kaluar nëpër duar një vit të tërë.
E kjo vlen kur bën pushime të qeta nën shoqërinë e diellit dhe të detit. Ajo që vihet re gjatë periudhës së verës është se njerëzit duan libra të lehtë, histori suksesi, histori dashuria. Nuk duan ta ngarkojnë vetëm me libra që duan përqendrim dhe vëmendje. Për pushime këshillohen libra jo shumë të vështirë dhe kryesisht Revista… Por kjo më shumë është shije individuale e vetë lexuesit. Revistat jane te keshillueshme e me shume ato te modes dhe estetikes. Te lexuarit ne plazh eshte nje shije seksi dhe terheqese.