Home KRYESORE Vasili – Ramës: Largo drejtorët e policisë, jo të spitaleve!

Vasili – Ramës: Largo drejtorët e policisë, jo të spitaleve!

Petrit Vasili, ne cilesine e kreut te Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave.

Ne fakt, përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se “Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike” dhe teksa bën kryeministrin Rama përgjegjësin kryesor për situatën, ai thotë se vendi po shkatërrohet nga droga.

Duke iu referuar shkarkimeve kolektive nga puna në administratë, Vasili shtron pyetjen nëse kryeministrin “do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë nga detyra”.

POSTIMI I PLOTE I VASILIT:

Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike.

Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij.

Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?

Apo Edhe për drogën, që po shkaterron vendin, ai s’ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!

Share: