Home KRYESORE Xhensila dhe Besi martohen sot! Çfarë u bë me ceremoninë e 1...

Xhensila dhe Besi martohen sot! Çfarë u bë me ceremoninë e 1 shtatorit?

Dasma e Xhensila Myrtezajt dhe aktorit të humorit Bes Kallaku ka qënë një nga më të përfolurat të muajve të fundit. Mediat kanë shkruajtur gjatë se dasma e tyre do të mbahej në sezonin e verës pa mundur të zbulonin detaje të tjera. As çifti nuk preferoi të jepte detaje për datën, duke u mjaftuar të njoftonte se do ishin mbi 200 të ftuar.

Pas këtyre, u shkruajt se dasma e dyshes së famshme do të mbahej më datë 1 shtator, por ‘Tabloid.al’ ka zbuluar se në fakt dasma e tyre do të mbahet sot.

Kjo ceremoni do të jetë për familjarët dhe të afërmit ndërsa ceremonia tjetër, ajo më 1 shtator do të jetë për personazhet e shumtë VIP që dyshja ka miq./360grade.al

Share: