Home KRYESORE Zgjedhjet/ Lista e institucioneve që u furnizuan me punësimet fiktive

Zgjedhjet/ Lista e institucioneve që u furnizuan me punësimet fiktive

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka paraqitur një raport të detajuar mbi punësimet në administratën shtetërore gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në dokumentin, i cili tashmë është dorëzuar në prokurori rezulton Ministria e Brendshme rezulton institucioni me numrin më të lartë të kontratave me 83 persona.

Justifikimi për punësimin e këtyre personave është ngarkesa në sezon vere thuhet në dokument.

Më pas renditet ministria e Drejtësisë me 62 punësime nga të cilët 42 janë bërë në agjensinë e Trajtimit të Pronave dhe janë justifikuar me ngarkesën e punës në trajtimin e dosjeve.

Një numër të konsiderueshëm punësimesh janë bërë edhe në ministrinë e Zhvillimit Urban si dhe në ministrinë e Financave.

Vlen të theksohet se ministria që ka pasur më pak të punësuar gjatë periudhës së zgjedhjeve ka qenë ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila ka realizur vetëm 6 të tilla.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duket se ka numrin më të lartë të punësimeve në këtë perudhë me rreth 330 persona.

53 Bashkitë dhe ndërmarrjet nën varësinë e tyre kanë punësuar 298 punonjës.

Sipas raportit të dorëzuar nga ministrat teknikë nga konstatimet të gjitha këto punësime.

Në prefektura numri i punësimeve mbetet i vogël edhe pse jo të gjitha institucionet në rang vendi kanë raportuar për këtë çështje.

Por raporti është konsideruar politik prej kryeministrit Rama. edhe pse e ka cilësuar abuziv dokumentin, Rama ka falenderuar teknikët për bashkëpunimin ndërsa në përfundim u ka uruar dhe suksese në jetë.

Ministria e Brendshme 83 punësim
Ministria e Drejtësisë 62 punësime
Ministria e Zhvillimit Urban 43 punësime
Ministria e Financave 39 punesime
Ministria e Shëndetësisë 36 punësime
Ministria e Bujqësisë 16 punësime
Ministria e Mbrojtjes14 punesime
Ministria e Mirëqënies Sociale 12 punësime
Ministria e Arsimit dhe Sportit 11 punesime
Ministria e Transporteve 11 punesime
Ministria e Jashtme 11 punesime
Ministria e Zhvillimit Ekonomik 6 punësime

OSHEE 330 Punësime

Bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre 298 punonjës
Prefekturat 6 punësime/Lapsi.al

Share: