Home KRYESORE Bamir Topi thumbon Sali Berishën me votimin e Ruçit

Bamir Topi thumbon Sali Berishën me votimin e Ruçit

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv komentoi situatën politike në vend, por edhe në hapësirën shqiptare si në Kosovë, pas formimit të qeverisë “Haradinaj”.

Duke u ndalur konkretisht te aktualiteti politik shqiptar, Topi iu referua dy votave të PD të cilat shkuan për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Sipas ish-kreut të shtetit, kjo ka qenë një taktikë e ndërmarrë nga ish-krytari i PD, Sali Berisha për të dëmtuar kryetarin de jure të PD, Lulzim Basha.

“Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të çdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha”, tha Topi.

Z.Topi, si i gjykoni dy votat e PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit?

Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të ccdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha.

Pse duhej ta bënin këtë?

Për të krijuar një dominant tejtër pëer shkak të problemeve të brendshme të PD. Dhe tjetra, për ta vendosur liderin de jure në një vështirësi ekstreme për t’i thënë që, ti je në vështirësi të përfaqësimit të një subjekti që të tradhton që ditën e parë. Këto janë hipoteza, janë taktike.

Z.Topi, si e cilësoni vizitën e kryeministrit Haradinaj në Tiranë dhe hapat për heqjen e doganave mes dy vendeve?

Kjo është në vijim të një marëdhënie specialie që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shpesh herë në vocabularin patriotik, i kalon të gjitha ato barriear që realisht ekzisotjnë në terren. Këto biseda si nga kryeministrat ashtu dhe presidentet, janë trajtuar në të njëjtën mënyrë. Këto terma që janë përdorur dje, i kam përdorur edhe në unë në vizitën time të parë në Kosovë si President në takimin me Sejdiun. Por, gjërat nuk kanë ecur në mënyrën e duhur.

Pse s’kanë ecur sipas jush? Ka faktor ndërkombëtar që s’e do këtë bashkëpunim?

Absolutisht jo. Askush nga faktori ndërkombëtar nuk pengon bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Është një problem filogjenetik. Secila linjë politike kërkon të ketë protagonizëm dhe kjo i le shumë gjëra të parealizuara. Askush s’ka penguar të eliminohen disa barriera doganore. Sot, pas 10 vitesh, Shqipëria është në minorancë sa i takon raportit të volumit tregtar të Kosovës me Serbinë.

Gjithmonë kam kërkuar që nga deklaratat politike të kalohet në veprime konkrete. Nuk janë zgjidhje vetëm mbledhjet e qeverive, i jepet shumë rëndësi pjesës formale sesa asaj substanciale. Përderisa ne kemi probleme për shkëmbimet tregtare, prodhimet bujqësore, do të thotë se efikasiteti i këtyre marrëdhënieve është ende shumë i dobët. Ka më shumë propagandë. S’e kemi luksin ne sio Shqipëri apo Kosovë, që në shumë vende të përfaqësohemi në mënyrë të veçantë. Është thënëe se duhet të kemi zyra konsullore të përbashkëta, por kjo duhet të bëhet realitet. Këto janë terma diskutimi prej vitesh dhe kur vjen puna për të realizuar, mbesin të vakëta.

Share: