Home KRYESORE Basha: Nuk mendoj si Berisha për marrëveshjen e 18 majit me Ramën

Basha: Nuk mendoj si Berisha për marrëveshjen e 18 majit me Ramën

Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën politike opozitare.

Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike, por Lulzim Basha mendon ndryshe nga Sali Berisha për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën,

Basha tha qartazi se u detyrua ta bënte atë pakt nga nderkombetaret.

“Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z.Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshjen. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen”.

Share: