Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në kabinetin qeveritar të Ramush Haradinajt.
Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar sukses në këtë funksion. Pacolli ka rol vendimtar në formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Shkëputja e tij nga koalicioni me LDK-në dhe nënshkrimi i marrëveshjes me koalicionin PAN krijoi shumicën në Kuvend për të zgjedhur kryetarin e ri dhe për të votëbesuar qeverinë.