Home KRYESORE BOTË E HESHTUR…Nga Aida Topalli

BOTË E HESHTUR…Nga Aida Topalli

Në një botë të heshtur
nis e flas.
Në një rrugë të vrazhdët
dhe hedh një hap.

E përgjumur,e shashtisur
nepër errësirë kërkoj.
Endem në të panjohur
e s΄di ku të ndaloj.

Fiksohem,tmerrohem
shtrihem përdhe.
Nxitoj pastaj të ngrihëm
por përseri ngec.

Në këmbë s΄ngrihem dot
po as ulur s΄mund të rri.
Mundohem të mbledh pak forcë
Por, papritur s΄forcohëm përseri.

Pastaj zhgenjimi m΄i mbulon sytë
më bën një tjetër njeri.
Më bën një të pashpresë
ndërkohë që me shpresë jetoja.

 

Share: