Home KRYESORE Bushati injoron deklaratat e homologut grek: Negociatat hapen vitin tjetër!

Bushati injoron deklaratat e homologut grek: Negociatat hapen vitin tjetër!

Ministri Ditmir Bushati u shpreh sot ne Top Story se eshte i bindur se hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të ndodhë qershorin e vitit të ardhshëm!

“Jam absolutisht i sigurtë që nëse vazhdojmë me këtë ritëm përsa i përket zbatimit të reformës në drejtësi, sa i përket zbatimit të vettingut dhe nëse krijojmë një klimë politike si ajo që krijuam para zgjedhjeve, Shqipëria do të ketë një vendimarrje për fillimin e negociatave vitin tjetër”, tha ai, ndersa pjesa me e madhe e te gjitha analizat gjeopolitike flasin per te kunderten edhe per shkak te zhvillimeve te brendeshme ne BE

Per me teper lidhur me kushtet e palës greke, Bushati la të kuptohej se ato nuk janë pjesë e prioriteteve të Komisionit Europian dhe si të tilla nuk mund të quhen kushte, ndersa mund t ekujtojme se Maqedonia ka qene shume me perpara se Shqiperia ne kete rruge dhe ka ngelur ne vend per shkak te vetos greke dhe emrit te saj qe nuk ndryshon!

“Janë pesë prioritete nga 12 që ishin në momentin që Shqipëria aplikoi. Raporti i KE erdhi me propozimin për hapjen e negociatave duke veçuar reformën në drejtësi dhe vettingun, duke patur parasysh edhe çështje të tjera, edhe për çështjen e pronës që zoti Kotzias foli”, deklaroi Bushati.

Kryediplomati shqiptar tha se nuk beson se Greqia do të bllokojë hapjen e negociatave, ndërkohë katër kushtet e përmendura nga Kotzias i quajti çështje mes dy vendeve dhe nuk permendi faktin te homologu i tij grek Kocias tha qe Athina ka vepruar gabim deri tani qe ka lejuar te shkohet perpara pa kushte te mirepercaktuara.

“Kemi një raport intensiv komunikimi në planin formal dhe joformal dhe besoj se qëndrimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështje dypalëshe janë të qarta. Ka një mekanizëm koordinues në dy Ministritë e Jashtme dhe janë këmbyer pikëpamje për çështje të natyrave të ndryshme”, u shpreh Ditmi Bushati.

Share: