Home KRYESORE Debati per Akademine, Capajev Gjokutaj: Kemi shkencëtarë apo rrogtarë?

Debati per Akademine, Capajev Gjokutaj: Kemi shkencëtarë apo rrogtarë?

Nga Capajev Gjokutaj

Dje Akademia e Shkencave bëri zgjedhje. Kryetari u bë nënkryetar dhe nëkryetari – kryetar. Pa kandidatura alternative. Edhe katër vjet të shkuara, po këta dy persona kishin ndërruar vendet.

Kjo më kujton një bejte të viteve ’50: ‘ndrroi rrobat Tare Sheshi/ veshi prapë ato që xhveshi’.

Tarja i gjorë e bënte nga varfëria, laj thaj ato rroba kishte. Po shkencëtarët i kemi me shumicë. Paçka se projektet shkencore dhe produkti i tyre s’para bien në sy.

Shteti paguan për Akademinë 96 milionë lekë të reja në vit. Prej këtyre 94 milionë shkojnë për rroga. Kemi shkencëtarë apo rrogtarë? Paguajmë titullin apo produktin, punën apo gunën?

( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’)

Share: