Home KRYESORE Deputeti demokrat: Krimet që nuk harrojmë nga Gramoz Ruçi

Deputeti demokrat: Krimet që nuk harrojmë nga Gramoz Ruçi

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj ka komentuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit ne krye te Kuvendit shqiptar.

Në një status në facebook, Shehaj shkruan:

“Duke imponuar si kryetar Parlamenti ish-ministrin e diktaturës, Edi Rama na thotë se krimet dhe persekutimet e regjimit komunist duhet t’i harrojmë”.

Gramoz Ruçi si mënyrë e Ramës për të thënë “Krimet e Komunizmit duhet t’i harroni ”

Duke imponuar si kryetar Parlamenti ish-ministrin e diktaturës, Edi Rama na thotë se krimet dhe persekutimet e regjimit komunist duhet t’i harrojmë. Sepse, sipas tij, nuk “ka më lezet” dhe ai nuk ka midis të besuarve të tjerë njerëz të papërlyer me diktaturën.

Nëse ka njerëz që, më shumë se kushdo, dëshirojnë t’i harrojnë krimet dhe ndëshkimet e komunizmit, janë pikërisht ata që më shumë se të tjerët i kanë vuajtur ato. Por, nuk e harron dot nëna të birin që iu vra në kufi. As motra nuk e harron vëllanë. As vëllai vëllanë.

Duke vënë në krye të Parlamentit Gramoz Ruçin, Rama certifikon pandjeshmërinë e tij dhe të pasardhësve të shefave të regjimit komunist për këtë dhimbje, krim e ndëshkim.

Dua të jem i qartë: nuk po kërkoj që të rihapen dosjet apo kapitujt e drejtësisë për ato krime (ka kaluar aq kohë sa nuk ka më kohë!!!). Dua, thjesht, të rikujtoj përgjegjësitë e mëdha personale dhe politike të Gramoz Ruçit dhe të të ngjashmëve të tij.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Share: