Home KRYESORE Diskutimi për Akademinë e Shkencave përkundrejt gjendjes së ekonomisë shqiptare

Diskutimi për Akademinë e Shkencave përkundrejt gjendjes së ekonomisë shqiptare

Nga Kasem Seferi

Sipas ligjit themeltar të Shtetit Shqiptar (pra, Kushteturës së Republikës së Shqipërisë), duhet që Qeveria e Republikës së Shqipërisë të kujdeset për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që janë. Një objketiv politik afatgjatë që, natyrisht, bazën e ka te ekonomia.

Por, kemi edhe një shtet tjetër shqiptar, atë të Kosovës, në Ballkanin Perëndimor (të papranuar nga Serbia deri në deklarimet e ditëve të fundit, që ka një Akademi Shkencore (mjaft mire dhe pa ndonjë të keqe në pasojë).

Duke lexuar me vemendje Zotin Mustafa Nano, në komunikimin me kolegun (siç e quan ai) serb, për të bërë një “catharsis” (gjë që me zemër e dëshiroj dhe më pëlqen të ndodhë edhe kur të mos jem në këtë jetë), më vjen keq kur kujtoj vetëm një fakt:

Kur i kemi sulmuar dhe pushtuar/okupuar ne fqinjët tanë (të paktën) nga Lufta Ruso – Turke 1876 (dy vjet para Lidhje Shqiptare të Prizrenit) kur të parët tanë kërkuan mëvetësi?!

Besoj se që nga 1913 e këtej, që nga koha e Konferencës (quajeni po deshët lexues, studjues, analistë, etj sit ë doni), ajo shprehje e Bismarkut “Shqipëria është një shprehje gjeografike”, nuk ka pasur, në thelb, problemin e Shqipërisë si komb dhe shtet kombëtar, por si njësi e një tregu jo fort të lakmueshëm ekonomik për shtrirjen e kapitalit të fuqive të mëdha.

Zotërinj Akademikë!

Megjithë respektin dhe nderimin që kam për ju, lutem të mos tundoheni nga përqasje të çastit, duke harruar edhe atë thënie të Leninit para Luftës së Parë Botërore në lidhje me ndarjen e tregjeve. Ka një dokumentar shkencor që tregon me detaje se ishte zona që përfshinte Afrikën e Mesme Perëndimore deri te Afrika e Mesme Lindore pjesa e luanit që Fuqitë e Mëdha gjetën mirëkuptimin për të ndarë tregjet.

Në atë dokumentar, e kam ngulitur mire në mendje përfaqësuesin e Perandorisë Turke (me qeleshen e kuqe mbi krye që nuk tha qoftë e dhe një fjalë).

Na quajtën aleatë të Turqisë në Luftën Ballkanike, cifël kjo për të ndarë nga trungu pjesët më pjellore të trojeve shqiptare (lutem shikoni kujtimet e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemal bej Vlora).

Thjesht ekonomi dhe interesa ekonomike.

Diçka më shumë.

Lexoni kujtimet e Nikita Hrushovit pas vizitës së bërë në Shqipëri në vitin 1959 (botuar në revistën Klan – me faqe gazete) për të kuptuar se çfarë po them.

Vaso Çubrilloviq ideoi dhe zhvilloi idenë e Serbisë së Madhe, por më herët kjo ide ishte e prerë dhe e qepur nga Perandoria Ruse për të plotësuar idenë e përmbiparësisë/supremacisë ruse në Ballkan.

Akademikë të dashur!

Nuk ka ndryshuar asgjë që nga ajo kohë me përjashtim të viteve, për arsye se koha nuk ndalon, nuk magazinohet, nuk çohet andej këtej, por ecën përpara dhe të le pas historinë që, në krye të herës, ashtu siç e kanë thënë shëmë të tjerë para meje, Herodoti si baba i historisë ka thënë se atje ku nuk ka fakte përdoren argumentet.

Lart në veri të Kosovës është miniera e famshe me vlera të pallogaritshme. Natyrisht dhe në mënyrë të arsyeshme, e duan atë pjesë të Kosovës, ose Stari Tërg – un.

Zoti Mustafa Nano!

Nëse Vojsava, nëna e Gjergj Kastriot Skënderbeut (le ta pranojmë për referencë) do të ishte me origjinë serbe a do të provonte dhe a do të dëshmonte ky fakt (janë terma kuridikë të së drejtës këto në mbarë botën) se Shqipëria e asaj kohe ishte pronë e arsitokracisë-feudalëve serbë?

Kurrsesi jo!

Këtu fillon “catharsis“. Kjo është “Nyja Gordiane”, ose “Themra e Akilit”!

Këtu duket të kishin shpjegime të hollësishme akademikët tanë të fushave përkatëse dje, sot për t’u treguar të nesërmen shqiptarëve se ku do të jenë me këto pasuri që u ka falur ZOTI.

Sa për dijeni, sipas librit të priftit katolik Zhan Klod Faveirial “Historia më e vjetër Shqipërisë”, rezulton se “Novela”, baza e të gjithë kodeve civile në mbarë botën pat qenë nismë e tij, pra, nismë e një iliri dardan.

Në do të desha të marr pjesë në diskuret për çështjet e Akademisë së Shkencave për arsye se nuk kam ndonjë titull, pavarësisht se kam botuar dhe theksoj mbi dhjetë libra dhe disa qindra artikuj në median shqiptare të para dhe pas viteve 90 – të.

Me këtë rast po bëj një “provokim”.

Ku janë akademikët shqiptarë të ekonomisë në këtë debat publik (që, personalisht, më shumë më duket një shtërzim politik)?!

Ku janë ata që i kanë “mbytur” mediat e shkruara dhe elektronike, madje dhe median shoqërore në këtë debat, të paktën, për t’i shpjeguar shqiptarëve anekënd botës:

PËRSE JEMI VENDI MË I VARFËR I EUROPËS?!

Kasem Seferi – ekonomist (por jo akademik).

Share: