Home KRYESORE Dy figura! Dy akademikё! Dy honorifikё dhe …”0” pikё!

Dy figura! Dy akademikё! Dy honorifikё dhe …”0” pikё!

Nga Myslim Pasha/

Ditёn e parё kur pata rastin tё ndej dorёn dhe kryet, duke iu pёrkulur politikёs fatkeqe tё kombit, patriotikёs tё zvargur dhe lagur nё poturre tё ‘Kombёtarikёs “ ktheva sytё nga “Honorifika”e Akademisё sё Shkencave :

“Ndihmё, ndihmё o Shkencё e pozicionimit tё Republikёs : “ Na e vodhёn detin ! Na e shitёn detin ! Dilni e shihni, valёzimin detar dhe shkёmbinjtё e pёrmbytur, shpalosni dinjitetin shkencor dhe kombёtar” Jo Ratifikimit tё Paktit Detar ! “

1.Gazetari Tedi Blushi shkoi dhe intervistoi Akademikun dhe Kryetarin e Alademisё Gudar Beqiraj nё Zyrёn e tij dhe e pyeti:

“Ç’mendim keni pёr Paktin Detar dhe atё qё ka ndodhur nё kёtё tradhёti Kombёtare ?

Akademiku: “ Si ? Ç’punё ka Akademia ! ? “ Ç’punё kemi ne me detyrat shtetёrore ! Habitem ! Keni ngatёrruar objektin e Intervistёs ! «

Ky Akademik sot u rizgjodh nё krye tё Akademisё, pёr tё dytёn herё !

2.Po ato ditё tё thirrjes : « Jo ! Ratifikimit tё Paktit Detar me Greqinё !” Rektori i Universistetit tё Tiranёs Dhori Kule thёrret nё zyrёn e tij Prof. Dr. Perikli Qiriazi.

Aty zhvillohet kjo bisedё:

Rektori: “ Profesor Qiriazi, a keni dijeni ju se dikush…ka dalё dhe po shpalos ca thirrje tё turpshme, pёr Detin e ku ta di unё se ç’bёhet. Qeveria kёrkon autoritetin shkencor edhe tё fushёs sё Gjeografisё, pёr tё thёnё fjalёn e saj. Krijoni njё grup dhe kundёrshtoni kёtё marri pseudoshkencore qё ka krijuar shqetёsim nё Qeveri pёr njё Marrёveshje qё sapo ёshtё firmosur ! “

Profesor Qiriazi: “ Unё kam mendim tjetёr z. Rektor dhe sёshpejti do tё dal t’i shfaq. Kam mendime tё kundёrta me tuajat! Nё kёtё rast na duhet tё japim kontributin tonё nё gjeopozicionimin e hapёsirave tona detare! “

Vёreni me kujdes dhe gjeni thelbin e asaj qё duket sheshit se nё ç’derexhe ka mbёrritur “ Akademika e matufepsur” dhe kёrkimi shkёncor Universitar i pa orjentuar reformuar, kur e para ndёr tё parat ёshtё Integriteti Kombёtar i Shqipёrisё sё sotme dhe ardhmёria e saj e pёrparimit. Duket groteske ajo qё deklaroi Kryeministri, pёr prerje tё fondeve…por “shejtanё honorifikёt “ mesa kuptohet nuk kёrkojnё gjuhё tjetёr ! E urojmё Ilirologun e shquar Korkuti qё bёri dorёheqjen e ndershme, nё kёtё Farsё e cila qё nё ditёn e parё, ngriu nё mes tё vapёs, si tё ishin Plakat e Marsit !!

*Profesor i “Remote Sensing” nё Universitetin Politeknik tё Tiranёs

Share: