Home KRYESORE E Djathta Tradizionale me Deklaratë për Antikomunizmin!

E Djathta Tradizionale me Deklaratë për Antikomunizmin!

Më lejoni që në emër të Partive tradicionale shqiptare që besojnë në filozofinë politike të konservatorizmit modern,të ftoj çdo shqiptar që mendon se ka ardhur momenti të respektojmë të vërtetën e së shkuarës si kusht për të ardhmen tonë, të marr pjesë ,të shtunën ora 11 në Spaç në një takim simbol të antikomunizmit, në ditën që shënon kryengritjen e parë kundër komunizmit në Shqipëri dhe në Europë.

Ne sot jemi njëlloj si dje,pushtetin e kanë të njëjtit njerëz ose bijtë e tyre,ata që ishin dje,te njejten filozofi drejtimi, ate te Marksit,festojme daten e çlirimit të vendi tjeter ashtu si ne socializem,festojme diten e deshmoreve ate te komunizmit,sot ne shkolla mesohet e njejta histori politike me ate te diktatures,e genjeshter sot shtiren se jane pro besimit fetar,dje po ata ndaluan predikimin e tij,pasurine kombetare dje e drejtonin ne emer te shtetit,sot ne emer te biznesit,fjalen e lire dje nuk e lejonin,sot e kontrollojnë tërësisht,zgjedhjet dje detyronin votimin ,sot kontrollojnë numurimin,mungesa e lirisë dje,është zvendesuar nga iluzioni i lirisë sot.

Sot jemi me te qarte se kurre se ,regjimi diktatorial nuk eshte shkatërruar,por vetem eshte shndërruar në një demokraci te rreme me vese despotike,prandaj duhet ndryshuar sistemi mental i klases drejtuese politike.

Ne besojme se me ndryshimin e sistemit shoqëror duhet te ndryshoje sistemi i referimit nga dhuna tek liria.  Ne besojmë se sistemi i vlerave në liri krijon një truall të përbashkët për njerëzit që mendojnë ndryshe.

Ne do formesojme një platformë dekomunistizimi të shoqërisë shqiptare të cilës do ti japim jete nepermjet mekanizmit politik te partive tona mbeshtetur ne besimin tuaj dhe ne moralin tone.

Ftoj të na bashkëngjitet çdo familje që ende mban mbi shpinë dhimbjen e interrnimeve,të burgimeve,të pushkatimeve,te mungeses se nje varri per te afermit e tyre.

Ejani me ne te lutemi se bashku ne monumentin e vuajtjeve te njerezve tane,por edhe per te treguar që egzistojmë.

Unioni i shoqatave të ishpërndjekurve politikë,
Partia e të Drejtave të mohuara
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia e Bashkimit Liberal Demokrat
Partia e Ballit Kombëtar Demokrat.

Share: