Home KRYESORE Fondacioni Maarif, dega ideologjike e pushtetit të Erdogan, hap universitetin e parë...

Fondacioni Maarif, dega ideologjike e pushtetit të Erdogan, hap universitetin e parë në Shqipëri

Stokholm Center for Freedom(SCF) publikonte dje një opinion të autorit Abdullah Bozkurt, që i dedikohej Fondacionit Maarif. Sipas këtij autori, fondacioni në fjalë është një strukturë gjigande me synime edukative dhe fetare pas të cilit qëndrojnë ambiciet e presidentit turk, Erdogan, për përhapjen e islamit politik dhe ndikimit turk.

Fondacioni është mbështetur me një ligj të veçantë dhe gjatë diskutimeve në Parlament ai është mbrojtur nga ministri i Arsimit, İsmet Yılmaz, sipas të cilit zinxhiri i qendrave kulturore dhe arsimore që do të ngrihen në këtë kuadër, synojnë projektimin e fuqisë turke në botë” duke shtuar se modeli që do të ndiqet në këtë drejtim është ai i Britanisë së Madhe dhe i SHBA-sëFondacioni do të operojë nga “Ballkani në Turkistanin Lindor dhe nga Somalia në Kanada”, shprehej ministri në qershor 2016.

https://stockholmcf.org/commentary-turkeys-maarif-foundation-erdogans-trojan-horse/

Ai ka tërhequr vëmendjen edhe të kundërshtarit kryesor të Erdogan, Fetullah Gulen, që përmes një faqeje të vet online, “Hizmet Neës”, shkruante në janar të këtij viti se Shteti Islamik ka penetruar Fondacionin Maarif. Si provë të kësaj portali në fjalë sillte një rast të një mësuesi në Shqipëri që u pyet nga nxënësit për ISIS duke bërë lidhjen mes financimeve të Agjencisë Turke për Bashkëpunimin dhe Koordinimin, institucioneve arsimore që ajo mbështet dhe fondacionit që promovohet nga kjo agjenci. është fjala për rastin e Emine Alushit në Shkodër, mendimet e së cilës zunë vend në disa nga mediat kryesore të botës.

Mësuesja kontroversale punon në një shkollë të Imam Hatipit dhe ngritur dhe drejtuar nga ATKK-ja…”, thuhet në këtë shkrim, që dëshmon se përballja mes dy kundërshtarëve turq po zhvendoset në çdo filial ku prezenca e enteve të tyre është aktive.

http://hizmetnews.com/21150/isis-infiltrates-erdogans-maarif-foundation/#.wa_h8MhJbIV

Kjo hollësi ka rëndësi pasi në Turqi është propozuar që institucionet e lëvizjes Hizmet, kudo ku ndodhen, të kalojnë nën varësi të Fondacionit Maarif dhe mee këtë rast Ankaraja zyrtare zgjidh edhe problemin e sikletshëm të një kërkese drejtuar shteteve të ndryshme për mbylljen e shkollave të Gulen.

Për tu kthyer te shkrimi kryesor, autori shton se ligji që mbështet krijimin e fondacionit nuk parashikon buxhet më vete. Paratë për të do të vijnë nga buxheti i përgjithshëm ndërkohë që asete të ndryshme të zotëruara nga shtetit mund të përdoren nga Fondacioni. Kjo është mbështetje e madhe dhe e posaçme për një institucion që është nën varësi direkte të presidentit Erdogan, i cili ka kompetencën që të caktojë anëtarët e bordit dhe 3 anëtarë përmes qeverisë.

Më 1 shtator siç pritej Erdogan caktoi besnikët e vet në fondacion. Ayşen Gürcan, Birol Akgün, Cahit Bağcı, Selim CerrahAyşen Gürcan, Birol Akgün, Cahit Bağcı dhe Selim Cerrah u zgjodhën diekt, ndërkohë që kabineti qeveritar zgjodhi Aşkın Asan, Ahmet Emre Bilgili dhe Osman Nuri Kabaktepe”, shkruan Bozkurt.

Ai merr në analizë dhe ofron të dhëna për disa nga anëtarët e mësipërm që figurojnë mes njerëzve që janë akuzuar se përmes enteve që drejtojnë janë përfshirë në afera të dyshimta në Siri.

Siç mund të merret me mend pas Fondacionit ka një luftë propagandistike shumë të madhe, ndoshta sepse ai përfaqëson ambicien e vërtetë të Erdogan që ka kuptuar se arsimi është çelës për ndikim afatgjatë. Në një botë të ndërlidhur ndikimi nuk ka pse të paragjykohet si armë domosdoshmërisht e dëmshme, por po të mbahet parasysh se Turqia së fundmi po ndryshon në mënyrë radikale kurikulat duke goditur shekullarizmin disa gjëra duhen mbajtur mirë parasysh.

Shqipëria është vend i vogël dhe nëse ka një vend që vërtet mund ta ketë në fokus atë, kjo është Turqia. Jo për shkak të pozitës gjeografike, që edhe ajo ka rëndësi, por sidomos për shkak të përqindjes së popullsisë myslimane. Shqipëria, por edhe Kosova nuk ofrojnë ndonjë sistem arsimor të lavdërueshëm dhe boshllëku që krijohet në këtë rast nuk duhet neglizhuar. Shqipëria ka një orientim të shpallur drejt perëndimit dhe që kjo aspiratë të përmbushet pas kontraktike, edukimi, arsimimi është shumë i rëndësishëm. Edhe nëse shqetësimet e kundërshtarëve të Erdogan janë qëllimisht të ekzagjeruara, sërish vija zyrtare e Turqisë është për tu konsideruar.

Nuk është pa rëndësi në këtë kuadër, lajmi se universiteti i parë i Fondacionit Maarif do të hapet në vendin tonë. Ai do të marrë në kontroll Institutin Kanadez Teknologjik me dy fakultete dhe 420 studentë dhe 50 akademikë. është nënshkruar tanimë protokolli i transferimit që rregullon hapjen e universitetit që synon të çojë numrin e studentëve në 600./respublica.al

http://www.worldbulletin.net/africa/189391/maarif-foundation-will-launch-its-first-university-in-albania

Share: