Home KRYESORE Gazetari maqedonas fyen shqiptarët: Fis agresiv, shërbëtorë të amerikanëve

Gazetari maqedonas fyen shqiptarët: Fis agresiv, shërbëtorë të amerikanëve

Gazetari maqedonas, Milenko Nedelkovski ka vazhduar me fyerjen e shqiptarëve. Në një intervistë për një radio serbe ka theksuar se shqiptarët janë fis agresiv që janë rob të amerikanëve.

Sipas tij, shqiptarët nuk janë faktor në Ballkan, por do të jenë faktor deri sa në këtë rajon janë amerikanët. Nedelkovski ka drejtuar edhe akuza të rënda të tjera ndaj shqiptarëve, duke fyer dhe nënvlerësuar në çdo aspekt, përfshirë edhe përfaqësuesit politik.

Sipas tij, shqiptarët janë ciganë, sepse nuk janë të lidhur me vendlindjet e tyre sikur maqedonasit dhe se ata sic thotë më shumë duan të jetojnë në Frankfurt apo Gjenevë, sesa në qytetin apo fshatin e tyre në Maqedoni./Ina

Share: