Home KRYESORE Gjiknuri për shembjen e banesave në Himarë: Banorët do kompensohen me vlerën...

Gjiknuri për shembjen e banesave në Himarë: Banorët do kompensohen me vlerën e tregut! Pritet takim tjetër.

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro zhvilluan sot një takim me një përfaqësi të banorëve himariotë në Vlorë. Ndërkohë qeveria nuk do tërhiqet nga plani vendor për ndërtimin e shëtitores së Himarës, projekt i cili prek disa banesa të vjetra. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa morën pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri deklaroi se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut. “Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti.

Banorët do kompensohen me vlerën e tregut”, ka deklaruar Gjiknuri në këtë takim. Palët kanë rënë dakord për të zhvilluar edhe një takim tjetër të premten e ardhshme për gjetjen e një rrugëzgjidhje lidhur me këtë çështje ndersa duhet kujtuar se Komuniteti Himarjot ka me shume se nje viti qe proteston kunder ketij projekti.

Plani vendor i Himarës prek rreth 80 banesa përgjatë shëtitores e cila parashikohet të shtrihet deri në Potam. Kjo çështje është shndërruar edhe në mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës.

Greqia pretendon se shtëpitë e vjetra të cilat do shemben i përkasin minoritetit grek, ndërsa Tirana zyrtare nuk njeh ekzistencën e pakicës greke në Himarë ndersa ka ratifikuar Konveten kuader te Keshillit te Europes te cilen Greqia nuk e ka ratifikuar.

Jo më larg se një ditë më parë ministri i Jashtëm grek, Kotzias i kujtoi Tiranës detyrimet që rrjedhin lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe konkretisht të minoritetit grek në Himarë.

Share: