Home KRYESORE Hajdut dhe polic, u dënua në Itali, poste të larta në Policinë...

Hajdut dhe polic, u dënua në Itali, poste të larta në Policinë shqiptare!

Në kohën kur po trumbetohet kaq shumë për Vettingun në polici, një rast i rëndë është tentuar të mbahet larg syve të publikut, fillon njoftimi i policisë së Durrësit i datës 22 shtator ku jepen vetëm inicialet e një personi që është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

Por në fakt media zbuloi se bëhet fjalë për Dritan Xhindolin, ish-zyrtar i lartë i policisë deri pak muaj më parë, 39-vjeçar i cili është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për veprat penale të vjedhjes dhe falsifikimit.

Dënimi është dhënë që në vitin 2013, por Xhindoli ka vijuar të mbajë poste të larta në polici për disa vite. Xhindoli me gradën “Komisar”, ka mbajtur detyrën e Shefit të Sektorit të Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, zvdrejtor i kufirit në Vlorë, madje edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Departamentin e Krimit të Organizuar, para se të jepte dorhëqjen pak kohë më parë.

Autoritetet italiane i kanë dorëzuar dosjen homologëve shqiptarë që në vitin 2013, por Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim vetëm në qershor të 2017-ës, pasi Dritan Xhindoli dyshohet se ka mbajtur edhe emrin Artan, por gjurmët e gishtave kanë konfirmuar se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Share: