Home KRYESORE Horoskopi, 14 shtator 2017

Horoskopi, 14 shtator 2017

Dashi

Kuadri yjor fillon e turbullohet disi, sidomos në planin financiar, prandaj ju këshillohet që të përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të mbajtur bilancin në ekuilibër të plotë. Erosi në lartësinë e duhur.

Demi

Nëse idetë, të cilat nuk ju mungojnë dhe i keni brilante, do të jenë një armë e fortë për ju në planin profesional, në raportet me të tjerët, mungesa e “diplomacisë” mund të sjellë zhgënjime.

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje, duket se kuadri yjor pas largimit të Saturnit po plotësohet gradualisht, ndërkoë që nga ana tjetër mungesa e përqënrimit është efekt i Hënës negative.

Gaforrja

Ndonjë pengesë apo vonesë e vogël nuk mund ta errësojë suksesin e pritshëm në planin profesional për ju , ndërsa në planin sentimental nuk keni kurajën për t’ia hapur zemrën dikujt.

Luani

Ndoshta ngaqë keni humbur paksa bësimi në vetvete bëheni të pafurueshëm, grindavecë e nuk ju pëlqejnë diskutimet me të tjerët. Megjithatë, me Jupiterin në favor priten ndryshime thelbësore.

Virgjëresha

Tashmë që Saturni, ndonëse kosniderohet si një nga planetët e “rreptë” është përfundimidht në shenjën tuaj, nga pikëpamja karalteriale do të keni një mbështes shumë të vlefshëm.

Peshorja

Do të jeni disk në mes dy “zjarresh” sot, pas nga njëra anë jeni në presionin e Marsit, që ju imponen qëndrime të ashpra e nga ana tjetër Afërdita e ndjenjave delikate. Hajde zgjidh tani…

Akrepi

Ju sugjerohet që, të paktën, për dy tre ditët e ardhme të evitoni të ndërrmerrni angazhime, pasi nuk keni as energjitë e as gjendjen psikofizike për të përballuar ngarkesa të tjera veçatyre që keni tashmë.

Shigjetari

Duket se me gjithë rezultatet pozitive, dita për sot nuk do të jetë edhe aq e lehtë dhe, në mënyrë paradoksale, aty që do t’ju pengojnë më shumë do të jenë pikërisht njerëzit te të cilët keni më shumë besim.

Bricjapi

Mos kini frikë të ndërmerrni edhe iniciativa që mund të duken jashtë mundësive tuaja, pasi në sajë të dyshes Merkur dhe Afërditë do të keni energji të jashtëzakonshme. Hëna stimulon erosin.

Ujori

Marsi është në një pozicion që, në aspektin psiokofizik do të jetë inspiruesi juaj por rrezikoni që të jeni arrogante në raportet me të tjerët. Vazhdoni ta teproni me shpenzime pa kriter.

Peshqit

Sot kuadri yjor premton se do të jetë një dite mjaft e mirë për ju dhe kështu, më në fund do të hiqni dorë nga idea se jeni gjithmonë të pafat. Madje sot do t’ju ecë edhe në dashuri…

Share: